Sulmet ndaj Lëvizjes BESA, mbulesë për vëllazëritë kriminele partiake

Autor: Xhevdet Pozhari

Disa prej arsyeve se pse portali i PDK’së e sulmon Lëvizjen BESA:

Hashim Thaçi tradicionalisht njihet për lidhjet e tij me Ali Ahmetin, sigurisht jo vetëm “patriotike”. Ndërhyrja e tij në fushatë ku dekoroi eksponentë të lartë të BDI-së, duke nisur nga Ali Ahmeti, Musa Xhaferi… etj, ishte sinjal jo vetëm i panikut të humbjes së BDI-së, por edhe i prishjes së komoditetit të bashkëpunimit ku në kurriz të “patriotizmit” përfituan bizneset. Loja me “stabilitetin e shtetit” ishte kartë e leverdishme për ata që tash e sa vite kanë siguruar stabilitetin e tyre financiar nëpërmjet rrugëve që presin të trajtohen nga gjykatat kur njerëz të fuqishëm të politikës ta humbin pushtetin. Derisa pjesa tjetër e opozitës shqiptare në Maqedoni lëshoi pe në emër të “projekteve mbarëkombëtare”, për të cilat koha do të dëshmojë sesa ishin të tilla, në rrugë qëndronte një Lëvizje e fuqishme politike e cila assesi të bindej të flitet për bashkëqeverisje me Ali Ahmetin dhe të ngjashëm që kanë dosje të hapura dhe dyshohen për keqpërdorime të ndryshme. Në rrethana të tilla pamundësohej qeverisja LSDM, BDI, BESA, Aleanca (49+10+5+3 mandate) që do ta çonte Gruevskin në opozitë, si dhe ta ballafaqonte me drejtësinë. Lëvizja BESA zgjodhi të garantojë numrat e një qeverie që do ta formonte LSDM, por assesi të jetë pjesë e saj derisa aty të jetë BDI të cilën e mban përgjegjëse për vasalitetin ndaj VMRO DPMNE në realizimin e të gjitha projekteve antishqiptare. Rreziku se kjo mundësi po dështon, bëri bashkë shumë interesa që zgjodhën ta sulmojnë një Lëvizje që kishte vendosur vullnetarisht të qëndrojë në opozitë dhe të jetë korrektuese e proceseve politike që ndërlidheshin me fatin e shqiptarëve të Maqedonisë.

BDI në rrethana të tilla do të duhet të qeverisë sërish me VMRO DPMNE, mirëpo për ta bërë këtë, i duhet një fajtor kujdestar – në këtë rast, Lëvizja BESA e cila u legjitimua si forca kryesore opozitare shqiptare në Maqedoni. Andaj, sulmet do vazhdojnë të bëhen edhe më të egra sa më shumë që afron koha kur Ali Ahmeti do të duhet t’ia sigurojë VMRO DPMNE qeverisjen – sepse edhe ashtu shteg tjetër nuk ka! Nga një qeverisje e tillë, Maqedonia rrezikon shumë për të ardhmen e saj. Nuk do të jenë vetëm “interesat patriotike” të Ali Ahmetit dhe Hashim Thaçit ato që do të pësojnë, por hapet edhe mundësia që përflitet prej moti – ndarja e Maqedonisë që do të shënojë edhe ravijëzimin e hartës së re të Ballkanit. Por, edhe kjo krizë politike ka gjasa të tejkalohet nëse Maqedonisë i jepet edhe një shanse që të ridefinohet në thelb, kur që tani do të dihet hisja që u takon shqiptarëve. Varet nëse iluzioni do të zgjasë me qeverisjen e LSDM’së…

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme