Kryetari i Partisë së Lirisë Ilr Meta, ka reaguar në lidhje me sulmin kibernetik të Iranit ndaj vendit tonë.
Me anë të një postimi në Tëitter, Meta u shpreh se dënon sulmin të cilin e quajti shkelje së sigurisë kombëtare.
Ish presidenti shtoi se ngjarja duhet të nxisë vigjilencën, përgatitjen dhe bashkëpunimin serioz të Shqipërisë me NATO dhe BE-në, në marrjen e të gjitha masave për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e qytetarëve dhe vendit.
Postimi:
Dënoj edhe një herë me forcë shkeljen e fundit të sigurisë kombëtare të Shqipërisë nga Republika Islamike e Iranit. Reagimi i sotëm i qeverisë shqiptare për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike është korrekt por shumë i vonuar.
Sulmi kibernetik dhe qëllimi keqdashës nga ky vend duhet të nxisin vigjilencën, përgatitjen dhe bashkëpunimin serioz të Shqipërisë me NATO dhe BE-në, në marrjen e të gjitha masave për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e qytetarëve dhe vendit
(BalkanWeb)