Sulmi me 86 të vdekur në Nice, lirohet shqiptarja e arrestuar

Enkelejda Zaçe, gruaja 43-vjeçare nga Elbasani e arrestuar në Francë, e dyshuar se kishte furnizuar me armë zjarri autorin e sulmit terrorist me 86 të vdekur në Nisë, ku kamioni u fut mes turmës, është liruar.

Ajo do të qëndrojë në mbikëqyrje gjyqësore, pas akuzave të ngjarjes tragjike të ndodhur më 14 korrik 2016, me 86 të vdekur.

Zaçe u arrestua 3 ditë pas sulmit në Nisë, bashkë me partnerin e saj Artan Henaj nga Fieri, 39 vjeç, i cili është ende në burg.

Hetimet e autoriteteve franceze dolën në përfundimi se çifti shqiptar kishte furnizuar me armë franko-tunisianin Mohamed Lahouaiej Bouhlel, autori i masakrës, raporton “20Minutes”.

Megjithë asgjë nuk është vërtetuar akoma ndërkohë që 8 persona të tjerë ndodhen në paraburgim, si të dyshuar se kanë lidhje me sulmin terrorist.

Më 14 korrik të vitit të kaluar në Nisë, Mohamed Lahouaiej Bouhlel, hyri me kamion mes turmës së njerëzve dhe qëlloi drejt tyreme armë zjarri para se të qëllohej për vdekje nga policia./Lapsi.al

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme