“Aksionet e tmerrshme të regjimit të Assad nuk do të tolerohen më”.
Kështu ka deklaruar presidenti amerikan Donald Trump në një konferencë të përbashkët për shtyp me mbretin e Jordanisë në Shtëpinë e Bardhë.
“Kur gazi vret fëmijë dhe të sapolindur, për mua janë kaluar shumë vija, ajo e kuqe po e po”, ka thënë Trump.