Sulmi ndaj ambasadës franceze, rritet numri i viktimave

Mediat franceze pretendojnë se të paktën 28 persona u vranë në sulmin ndaj ambasadës franceze në kryeqytetin e Burkina Fasos.

Autoritetet pretendojnë se 7 pjesëtarë të forcave të sigurisë u vranë dhe 6 të tjerë u plagosën.

“France-Press”, duke cituar burime të sigurisë, flet për të paktën 28 viktima.

Ndërkaq, raportohet të jenë vrarë edhe 6 agresorë. Ende nuk është e qartë se kush qëndron pas ngjarjes edhe pse autoritet janë thuajse të sigurta se bëhet fjalë për një sulm terrorist.

Pallati i Elizesë bëri të ditur se Presidenti francez, Emanuel Macron po ndjek me vëmendje zhvillimet, ndërsa shtetasit francezë në Burkina Faso janë udhëzuar që të ndjekin këshillat e ambasadës. Në zonën e sulmuar janë dërguar edhe trupat franceze që operojnë në vend.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme