Sulmi terrorist në Gjermani, Nishani: Akt çnjerëzor, e dënoj më forcë

Kreu i Shtetit shqiptar i shpreh ngushëllimet Presidentit Gauck për aktin terrorist në Berlin

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i ka dërguar një mesazh ngushëllimi dhe solidariteti Presidentit të Republikës Federale të Gjermanisë, Joachim Gauck në të cilin shprehet:

“I nderuar Zoti President,

Akti i mbrëmshëm terrorist në Berlin, që përgjaku Krishtlindjet e këtij viti, më tronditi shumë.

Me trishtim të thellë dhe solidaritet, dëshiroj që përmes jush t’i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve dhe të dashurve të viktimave, Qeverisë Federale dhe popullit mik gjerman. Të lënduarve i uroj shërim të shpejtë dhe kthim sa më parë në jetën e tyre normale.

E dënoj me forcën më të madhe këtë akt çnjerëzor dhe në këto momente dhimbje dhe zemërimi, unë dhe populli shqiptar jemi me ju dhe popullin gjerman.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme