Sulmi terrorist në Londër, ISIS merr përgjegjësinë

I ashtuquajturi “Shteti Islamik”, ka marrë përsipër përgjegjësinë për sa i përket sulmit të mbrëmjes së shtunë në Londër, ku 7 persona humbën jetën dhe të paktën 48 të tjerë u plagosën.

Mbrëmjen e shtunë agresorë të cilët mendohej se kishte lidhje me ISIS sulmuan me kamion dhe më pas me thika në “London Bridge” , ku më pas edhe u ekzekutuan nga autoritetet britanike.

Ndërkohë i ashtuquajturi “Shteti Islamik”, ka marrë përsipër sulmin me anë të një deklarate të publikuar nga organi i saj i shtypit, Amaq.

Ky ishte sulmi i dytë brenda një kohe shumë të shkurtë që godet Britaninë e Madhe, pasi më herët një sulm kamikaz në “Manchester Arena”, në qytetin e Manchester-it, pas përfundimit të koncertit të këngëtares Ariana Grande, shkaktoi 22 viktima dhe dhjetëra të plagosur.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme