Dy gazetarë të portalit A1on, janë sulmuar fizikisht nga pesë protestues në protestën e sotme para Kuvendit të Maqedonisë.
Sipas dëshmitarëve okularë, pjesëmarrësit kanë sulmuar ekipin e A1on, para portës Triumfuese, kanë dëmtuar kamerën dhe kanë rrahur gazetaret. Njëri prej tyre është ankuar për lëndime.