Sulmohet fizikisht drejtori i QKMF-së në Gjakovë

Shefi i Sektorit të Administratës në QKMF, Musë Gjergjaj, e ka sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore kryeshefit ekzekutiv të QKMF-së, Kujtim Zarari.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të hënën me 12 qershor, në zyrën e drejtorit të QKMF Zarari, i cili si pasojë e sulmit është detyruar të kërkojnë ndihmë mjekësore në emergjencën e Spitalit “Isa Grezda”.

Sipas dëshmisë së viktimës, të dhënë në Stacionin Policor të Gjakovës, sulmuesi Musë Gjergjaj e ka sulmuar drejtorin Zarari për faktin se ky i fundit, duke u bazuar në Ligjet dhe rregulloret përkatëse, ka hapur një konkurs në departamentin ku punon edhe sulmuesi Gjergjaj.

Pas ndryshimit të Statutit të QKMF-së nga Asambleja komunale e Gjakovës, menaxhmenti i QKMF-së është i obliguar ta themelojë departamentin e Administratës dhe ta zgjedhë përmes konkursit krye shefin e këtij departamenti. Me këtë konkurs nuk është pajtuar z. Gjergjaj, i cili deri me tani ka qenë në pozitën e shefit të Sektorit Administratës.

Përmes disa shkresave ai ka kërkuar që në mënyrë automatike të emërohet në pozitën e shefit të departamentit të Administratës, gjë e cila sipas Ligjeve në fuqi është shkelje e rëndë ligjore, pasi kalimi nga pozita e Shefit të Sektorit në pozitën e krye shefit të departamentit të Administratës duhet të bëhet përmes konkursit e jo përmes transferimit të kompetencave.

Lidhur me këtë akt të shëmtuar, komuna e Gjakovës reagon ashpër duke e dënuar sulmin fizik ndaj drejtorit Zarari dhe kërkon që rasti të procedohet sa më parë nga policia e Kosovës, e po ashtu edhe nga organet e brendshme të QKMF-së.

“Ndryshe, Musë Gjergjaj, është transferuar nga komuna e Gjakovës në QKMF në vitin 2012, përmes një Aktvendimi në shpërputhje me Ligjet përkatëse, të nënshkruar nga ish – kryetari i komunës Pal Lekaj.
Sipas menaxhmentit të QKMF-së, kjo nuk është hera e parë që Musë Gjergjaj përdorë forcën për zgjidhen e problemeve brenda institucioneve. I njëjti vite më parë e ka sulmuar fizikisht edhe ish – krye shefin e QKMF-së Yllzim Dyla, ndërsa po ashtu e kishte kërcënuar rëndë edhe ish – kryeshefen tjetër Violeta Xërxa – Thaçi, për çka disa herë edhe kishte marrë vërejtje dhe kishte dalë para komisioneve të ndryshme disiplinor”, thuhet në njoftimin e komunës së Gjakovës.

Aktualisht Musë Gjergjaj është suspenduar nga puna për afatin e caktuar prej 6 muajsh, ndërsa që janë duke u zhvilluar edhe procedurat tjera administrative. /kp/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme