Sulmohet ish-shefi i Antikorrupsionit, thotë se e sulmoi një ish-bashkëluftëtar

Ish-shefi i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, është sulmuar nga një ish-bashkëluftëtar i tij nga Vushtrria.

Lajmin e ka bërë publik vetë Preteni, në një postim të tij në rrjetin social Facebook.

“Miq të nderuar, sot rreth orës 12 në parkingun e objektit të ETC-së, rrugës Prishtinë – Fushë Kosovë më rastisi të takoj ish-bashkëluftëtarin tim zotni Bajram B., nga komuna e Vushtrisë. U dorëpërshëndetëm dhe pa asnjë uvertyrë me sulmoi, ‘ke hangër shumë M..’. Nuk e dija për çka mendonte, i befasuar në mënyrë njerëzore ika nga ai duke i thane ‘urime për kulturën’”, tregon Preteni.

“Të nderuar miq me ndihmoni, të heshti apo t’i them të vërtetat. Zotni B.B nga Vushtrria është hipokrit, në luftë është kyç për arsye primitive dhe personale, tani pas luftës është avansuar drejt një institucioni që ka të bëjë me edukimin shkollore, Bajram B. është rasti tipik që e dëshmon zhdukjen e dinosaureve ‘trupin e madhe e kokën e vogël’. Bajram B. i tillë je, sa isha në TMK më përkulej skajshmërisht, në UÇK i përkulej Ganiut. Zoti të shpërbleftë me fizikus dhe të sanksionoftë me mendje dhe tru, të gjitha komunikimet i ruaj edhe atë kur blije uniformë për UÇK dhe atë kur tërhiqeshe nga fushëbetejat, ke fizikus për dukje por nuk ke tru për veprim. Bajram, ndalu, mos i rrejë fëmijët, ke shtat por je hipokrit. Dinosauret janë zhduk, njëra prej hipotezave”, ka shkruar tutje ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme