Të hënën në Gjilan disa persona, e kanë shpërthyer një bankomat por nuk kanë arritur t’i marrin paratë.
Sipas dëshmitarëve, ata kanë pasur armë të gjata dhe targa të Serbisë.
“Nga persona të maskuar dhe të armatosur me armë të gjata është sulmuar me mjet shpërthyes bankomati i bankës TEB në Gjilan”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“Sipas dëshmitarëve dy persona jashtë veturës kanë pasur në duar armë të gjata dhe në brendi të veturës ka pasur një apo dy persona tjerë të cilët janë larguar në drejtim të panjohur me veturë me targa të Serbisë”.
Njësia për deminim e policisë ka dalë në vendngjarje dhe kanë marrë mostrat e dyshimta të eksplozivit.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetuesisë si dhe njësia për deminim e policisë që kanë marrë mostrat e dyshimta të eksplozivit”.
“Në prezencë të policisë, përfaqësuesit e bankës dhe të kompanisë së sigurimit të bankës kanë hapur bankomatin dhe të njëjtit na kanë deklaruar se mjetet që kanë qenë brenda në bankomat nuk është arritur të merren, por disa prej tyre janë të dëmtuara. Rasti nën hetime”.