Policia ka arrestuar dy persona në Prishtinë të cilët pas një mosmarrëveshje në trafik kanë sulmuar fizikisht viktimën.
Gjatë arrestimit është lënduar një zyrtar policor i cili ka marrë tretman mjekësor. Policia njërit person të dyshuar ia ka gjetur dhe ia konfiskuar një armë të ftohtë-thikë.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar, kurse rasti mbetet të hetohet.