Sulmohet me thikë – vdes kosovari në Austri

Një përleshje mes tre personave, përfundoi me vdekjen e një 33-vjeçari kosovar në Vjenë të Austrisë, të enjten në mbrëmje, raporton mediumi austriak Wien.orf.at.

Dy burra thuhet se kanë sulmuar një 33-vjeçar nga Kosova, rezident në Austri.

Sipas dëshmisë së dhënë në policinë gjermane, të dy rrahën dhe therën viktimën – kosovari vdiq në spital, transmeton Insajderi.

Kosovari po udhëtonte me një grua 44-vjeçare në rrugën  Favoritenstraße, kur ai u sulmua nga dy burrat, tha zëdhënësi i policisë Paul Eidenberger.

“Sulmi ndodhi nga dy burra të panjohur që ishin veshur në të zeza”, ka thënë Eidenberger, i cili tregon se policia ende nuk e ka indentifikuar sulmuesit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme