Sektori për Punë të Brendshme Tetovë njofton se ka privuar nga liria 56 vjeçarin Z.F. nga fshati Nerasht i cili akuzohet për sulm fizik ndaj gruas së tij. Policia punon në zbardhjen e rastit, shkruan Alsat.
“Me datë 31.03.2025 në ora 17:20 në fshatin Nerasht të Tetovës, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria personin Z.F.(56) nga fshati Nerasht, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se në shtëpinë e tyre familjare ka sulmuar fizikisht gruan e tij të 55-vjeçare me të cilën nuk kishte kurorë. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do t’i bëhet kallëzimi përkatës”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë. /Alsat.mk