Një burrë është arrestuar të martën në Kamenicë, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht duke e kapur për flokë dhe goditur me shuplakë viktimën grua.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, raportohet se si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësor, njofton Klan Kosova.
I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.