Një 47 vjeçar me origjinë shqiptare është dënuar me 3 vite e 10 muaj burg nga drejtësia greke, pasi nën efektin e drogës sulmoi qytetarë dhe uniformat blu.
Sulmi ka ndodhur disa ditë më parë në një stacion autobusi në zonën e Heraklion-Lassithi.
Kanë qenë mediat greke ato që e kanë raportuar gjendjen e 47 vjeçarit nën efektin e drogës. Ato shkruajnë se fillimisht shqiptari ka nisur të shajë kundrejt qytetarëve që po prisnin në stacion, e më pas filloi t’i shtynte.
Pas lajmërimit të policisë, oficerët mbërritën në vendngjarje por u sulmuan fizikisht gjithashtu nga 47 vjeçari.
Vendimi për ta lënë në burg është marrë ditën e sotme (27 qershor), me 3 vite e 10 muaj burgim, pa lirim me kusht.