Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në Gjilan ka arrestuar një person me probleme psikike, pasi ai kishte sulmuar fizikisht vëllain dhe familjen.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar me probleme psikike, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht vëllain dhe familjen e tij. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Pasi që i dyshuari është me probleme psikike është dërguar në repartin e psikiatrisë ku do të jetë nën vëzhgimin e policisë.