Janë zbardhur emrat e tre personave të arrestuar pas konfliktit të ndodhur pasditen e së martës (15 prill) në Fier, ku të afërm të kandidatit për deputet Agron Kapllanaj u përplasën me agjentët e BKH-së dhe forcat operacionale.
Në pranga kanë rënë dy nipërit e Kapllanajt, i cili kandidon për deputet me partinë “Djathas 1912”, si edhe një tjetër shtetas.
Të arrestuarit janë:
Të tre personat akuzohen për veprën penale “goditje për shkak të detyrës”, pasi dyshohet se kanë sulmuar agjentët gjatë ushtrimit të detyrës së tyre hetimore. Ngjarja ndodhi teksa BKH dhe strukturat operacionale po kryenin veprime hetimore në zonë.
Si ndodhi ngjarja
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së martës (15 prill), rreth orës 19:20, gjatë një operacioni të përbashkët të agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe Forcave të Posaçme Operacionale, në aksin rrugor Fier–Patos.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, gjatë këtij operacioni, i cili konsiderohet me karakter të klasifikuar dhe për arsye sigurie nuk janë bërë publike detajet, shërbimet e përfshira janë sulmuar fizikisht nga disa persona, të cilët tashmë janë arrestuar.
Mësohet se në kuadër të veprimeve hetimore është përdorur edhe dron për survejim, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë informacione mbi objektivin konkret të këtij operacioni.
Policia sqaroi se:
“Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, së bashku me hetuesit e BKH-së, kanë qenë me shërbim në qarkun e Fierit. Gjatë veprimeve të tyre, janë goditur për shkak të detyrës nga disa persona të cilët janë identifikuar dhe shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier për veprime të mëtejshme procedurale.”
Tre të arrestuarit, dy prej të cilëve janë nipër të Agron Kapllanajt, kandidat për deputet me partinë “Djathas 1912”, akuzohen për “goditje për shkak të detyrës”.
Hetimet për këtë ngjarje po ndiqen nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.