Sulmuan me thikë një 41 vjeçar në Tiranë, vihen në pranga 3 të rinj

Uniformat blu kanë arrestuar tre persona, pasi akuzohen të kenë plagosur një 41 vjeçar në kryeqytet.


Në pranga kaë rënë tre të rinjtë: B.L., 31 vjeç, I.M., 20 vjeç dhe R.K., 34 vjeç.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Ramazan Gaxherri”, ku për motive të dobëta kanë plagosur me thikë shtetasin F.B., 41 vjeç.

I lënduari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Tre të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 88/25 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

NJOFTIM

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit: B. L., 31 vjeç, I. M., 20 vjeç dhe R. K., 34 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 88/25 i Kodit Penal. Në rrugën “Ramazan Gaxherri”, 3 të arrestuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës shtetasin F. B., 41 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme