Sulmuesi i armatosur vret 10 persona në një kishë të Egjiptit (Foto)

Të paktën 10 persona janë vrarë pasi një person me automatik ka hapur zjarr në një kishë afër kryeqytetit të Egjiptit, Kajros, tha ministri i shëndetësisë.

Sulmuesi të premten ka tentuar të hyjë në kishën Mar Mina në qytetin Helwan, në jug të Kajros.

Forcat e sigurisë raportojnë për vrasjen e sulmuesit të armatosur, njofton “Al Jazeera”, transmeton Periskopi.

Raportet lokale thonë se ekziston një sulmues i dytë për të cilën ende nuk ka një të dhënë se ku gjendet.

Personat e vrarë janë të besimit të krishterë.

Profesori i sigurisë nga Instituti Doha Omar Ashour tha për “Al Jazeera” se “Egjipti deri më tani është përfshirë nga 2, 000 sulme në tri vitet e fundit”.

“Ka dy çështje, një është kriza politike në Egjipt që u shpalos pas vitit 2013. Kjo nuk është zgjidhur dhe po krijon gjithnjë e më shumë rekrutime dhe radikalizime për grupet e armatosura të formave të ndryshme”, potencoi ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme