Sulmuesi i Parisit kishte mbajtur 15 vite burg, pasi ishte pjesëmarrës në tentimvrasje ndaj policëve

Policia franceze ka kontrolluar një shtëpi, që besohet të jetë pronë e të dyshuarit për sulmin terrorist, ku mbeti i vdekur një polic dhe dy të tjerë të lënduar rëndë. E gjithë ngjarja ndodhi vetëm dy ditë para zgjedhjeve presidenciale në Francë.
Sulmuesi 39-vjecar, tanimë i identifikuar me emrin Karim Cheurfi, ishte i njohur për shërbimin sekret të Francës edhe më parë. Mediat raportojnë se ai ka qëndruar në burg për 15 vite, pasi ishte pjesëmarrës në tri tentimevrasje – dy prej të cilave ndaj zyrtarëve të Policisë, në vitin 2001.

Në natën e mbrëmshme, në qendër të Parisit, ky sulmues doli nga vetura dhe qëlloi drejt një furgoni policor, duke vrarë njërin nga policët.

Më pas, ai u qëllua për vdekje kur po tentonte të ikte në këmbë. Sipas deklaratës së agjencisë propagandistike të Shtetit Islamik, ky sulm ishte produkt i kësaj organizate, ndërsa sulmuesi pjesëtar i ISIS’it.

Burimet nga Policia franceze kanë bërë të ditur se Cheurfi ka qenë i arrestuar në muajin shkurt, nën dyshimet se kishte planifikuar sulm ndaj zyrtarëve policorë, por ishte liruar për shkak të mungesës së fakteve.

Megjithëkëtë, ai nuk ishte pjese e ‘Listës së zezë’ së Francës, të cilët shihen si rrëzik i sigurisë kombëtare në shtetin francez.

Ndryshe, Franca gjatë dy viteve të fundit, ka qenë cak i sulmeve terroriste me 230 njerëz të vrarë në to.

Autoritetet franceze janë shprehur të shqetësuara se sulme të tillë mund të ketë edhe në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve.

Kryeministri francez, Bernard Cazeneuve, ka deklaruar se Qeveria ka marrë masat e duhura të sigurisë në zgjedhje, ndërsa pas sulmit ka qenë plotësisht e mobilizuar.

Për sulmin e së enjtes mbrëma kanë pasur reagime të menjëhershme edhe kandidatët presidencial. Liderja e ekstremit të djathë Marine Le Pen, ka vazhduar gjuhën e saj të ashpër për rikthimin e kontrollit të kufijve francezë dhe të huajve që hyjnë nga Bashkimi Evropian.

Sipas Le Pen, këto sulme janë një luftë e vazhdueshme dhe të pamëshirshme kundër Francës.

Ndërsa, kandidati liberal, Emannuel Macron, sulmet i ka quajtur përpjekje për të krijuar shqetësime dhe për të penguar procesin demokratik të zgjedhjeve. Se sa do të ndikojnë vërtetë në procesin zgjedhor, Macron ka thënë se këtë nuk e di askush.

Deri më tani, sondazhet në Francë kanë treguar se favoritë për të vazhduar në rrethin e dytë të zgjedhjeve, që mbahet më 7 maj, janë pikërisht Le Pen e Macron, edhe pse dy kandidatët tjerë, Fillon dhe Jean-Luc Mélenchon nuk janë shumë larg tyre.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme