Sulmuesi i tretë i Londrës është italian me origjinë marokene

I dyshuari i tretë për sulmin e së shtunës në Londës është një 22 vjeçar, shtetas italian me origjinë marokene i quajtur , Youssef Zaghba.

Kështu kanë thënë burime të paidentifikuara nga inteligjenca italiane, raporton Reuters, transmeton Klan Kosova.

I njëjti burim ka thënë se nëna e Zaghba-s, italiane jeton në Bolonjë  në Italinë veriore.

Ndërkaq, identiteti i dy sulmuesve të tjerë që lanë të vdekur shtatë persona në Londër u bë publik gjatë së hënës.

Ata ishin Khuram Shazad Butt dhe Rachid Redouane, që të dytë nga Barking, në lindje të Londrës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme