Sulmuesi me veturë në Melbourne, akuzohet për 18 vrasje në tentativë

Ish refugjati afgan Saeed Noori, 32 vjeçar, është arrestuar pasi para pak ditësh ka hyrë me veturë drejt këmbësorëve në Melbourne të Australisë, e ku mbetën të lënduar 12 persona.

Policia ka thënë se incidenti nuk ka të bëjë me sulm terrorist, ndërsa kanë shtuar se i njëjti ka probleme mendore, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, policia ka treguar se Noori akuzohet edhe për 18 vrasje në tentativë.

Dymbëdhjetë persona po vazhdojnë të trajtohen në një spital në Flinders, ndërsa tre prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

© KOHA

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme