Gazetar: Avni Tahiri
Maqedoni e Veriut është në fund të listës sa i përket sundimit të ligjit dhe gatishmërisë së përmirësimit të aspekteve të tij. Kështu vlerëson Drejtori i Institutit për Demokraci “Societas Civilis” Marko Troshanovski. Sipas tij politika nuk angazhohet as për ecje para, por as për hapa mbrapa.
“Sipas hartimit fillestar që i bëmë, ne jemi në fund të listës sa i përket asaj se sa ne jemi të gatshëm t’i aspektet e sundimit të ligjit por ndërkohë nuk ka edhe shtypje të mjaftueshme nga elita politike që të përkeqësohet. Në krye të listës qëndron Suedia që është vend më i qëndrueshëm ndërsa në të njëjtën kohë nuk ekziston shtypje minimale nga partitë që shteti të bëj një hap prapa në kuptimin e partive radikale që do të diskutonin për lëshimin e BE-së”, tha Marko Troshanovski – Drejtori i Institutit për Demokraci “Societas Civilis.
Instituti për Demokraci “Societas Civilis”, mes të tjerash shqyrtoi edhe faktorët kryesorë që kontribuojnë në qëndrueshmërinë e sundimit të ligjit në vendet kandidate të BE-së, dhe ndikimin e procesit të anëtarësimit në BE.
“Çdo formë e sundimit të ligjit është e kufizuar me rregulla dhe standarde të cilat janë vendosur në vlera demokratike, pra pavarësisht se kush është në pushtet nëse kemi gjykatë të pavarur, administratë profesionale, ekonomi konkurrente ku do të tregtohet lirshëm dhe nuk do të favorizohen kompani nga tender publik të afërt me Qeverinë, pra nëse kemi sistem meritor, për punësime dhe shkolla etj. E gjithë kjo bën rezistencë të luftërave hibride që jemi të ekspozuar”, u shpreh Marko Troshanovski – Drejtori i Institutit për Demokraci “Societas Civilis.
Në takimin e Institutit për Demokraci, në bashkëpunim me Institutin për Politikë Evropiane nga Berlini, kishte ekspertë të akademisë, shoqërisë civile dhe institucionet politike, gjithashtu u diskutua edhe fakti se si mund të vlerësohet, mbështetet dhe mbahet qëndrueshmëria e sundimit të ligjit në mjedise politikisht dinamike./ Alsat.mk