Sunduesit e Kosovës – o t’ju nënshtrohemi, o të rezistojmë!

Koment nga Sakte.net

Mogherini me sunduesit e Kosovës. Secili e ka ndarë vendin në principata, varësisht nga territori që kontrollon. Ne ua japim legjitimitetin me votën ose abstenimin tonë.

Derisa ata pasurohen, përmes “ngritjes së pagës” dhe udhëtojnë në çdo cep të botës me taksat tona, pa qenë të detyruar të presin liberalizimin e vizave, ne kemi dy zgjidhje – o t’ju nënshtrohemi, o të rezistojmë!

Por, Kosova gjithnjë e më shumë po zbrazet nga ata që refuzojnë të përfaqësohen nga “klanet e komandantëve”. Nga ata që e kanë kuptuar qëmoti se këta vjedhin edhe nga tenderët e përmendoreve të bashkëluftëtarëve të dikurshëm që ranë dëshmorë jo për idealin e këtyre që gjithçka kanë barazuar me interesin personal.

Nuk është larg mendsh që unë ose ti do të jemi ata që presin në radhë për t’u larguar nga ky vend, derisa me heshtjen tonë e legjitimojmë këtë fotografi ku shihen të buzëqeshur kapitalistët e shtetit më të varfër në Evropë.

Ose, edhe mund të mbijetojmë nëse i dorëzohemi cilitdo sundues, qoftë edhe me heshtjen tonë! Sepse heshtja jonë është fuqi për ta.

E, Mogherini i njeh ata që ka përkrah poaq sa ne. Mirëpo, ne vetë kemi zgjedhur që ta kemi këtë “letërnjoftim” në botë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme