Supë e lehtë me lakër, karota, patate dhe oriz

Përbërësit:

▪ 150 g karota,
▪ 100 g rrënjë majdanozi,
▪ 25 g hudhër,
▪ 200 g lakër të freskët,
▪ 100 g patate,
▪ 150 g oriz,
▪ fletë majdanozi,
▪ kripë, piper,
▪ 1 lugë vaj,
▪ 1,5 litër ujë.

Përgatitja:

1. Në pak vaj fërgoni hudhrën e grimcuar.

Shtoni perimet e grira imët dhe të gjitha zieni dhjetë minuta në gjysmë litri ujë.

2. Perimeve të ziera shtoni edhe një litër ujë. Kur të vlojë, ulni zjarrin dhe zieni edhe tetë minuta.

Gjatë asaj kohe zini orizin përgjysmë, kullojeni dhe shtojani supën. Qitni kripë, piper dhe majdanoz të grirë, transmeton Telegrafi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme