Mungesa e gjykatëses Anita Boshkovska (për arsye shëndetësore) ka çuar edhe në një zvarritje seancën gjyqësore për rastin “Alfa” nga ku pritej vendimi ndaj të akuzuarit Almir Derplanin e që do të mund të hapte rrugën për rigjykim. Në seancë nuk u paraqit as prokurori në cilësinë e pëfaqësuesit të akuëz, Boban Llazarevski për të cilin nuk dihet nëse ka plotësuar kushtet për pension ose jo.
Ajo që sot u vërejt në seancë ishte trupi i ri gjykues me në krye gjykatësin Xhemali Saiti. Bashkë me të këshillin e përbëjnë edhe gjykatësit: Shpend Devaja, Elica Krstevska, Mirjana Llazarevska dhe Anita Boshkovska. Seanca e radhës u caktua për 25 dhjetor 2023 në orën 10.
Më 26 nëntor mbushen plot 15 vite nga vrasja në fakultetin matematiko-natyror në Shkup, rast për të cilin më burg të përjetshëm u dënuan: Rexhail Qerimi (tashmë i ndjerë), Agim Islami dhe Almir Derplanini. Ky i fundit u dënua në mungesë dhe me procedurë të veçuar nga Islami dhe Qerimi.
Adrian Kerimi