Gjykata Supreme e Kosovës e ka liruar nga burgimi me kusht, Jahir Demakun, ndërsa ka hedhur poshtë kërkesën për lirim për ish-komandantin e përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimin, ka njoftuar avokati i Selimit, Tomë Gashi.
“As sot nuk lirohet Gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi. Qartazi, në mënyrë të kundërligjshme dhe pa vendim gjyqësor, për 136 ditë, Gjykata Supreme po e mban në burg Sylejman Selimin. Edhe tentimi i sotëm për ta liruar me kusht dështoi, pasi që nuk pati vullnet politik të atyre që thirrën për drejtësi”, ka shkruar Gashi në rrjetet sociale.



