Komisioni Qendror Zgjedhor do të presë vendimin e Gjykatës Supreme për të vendosur nëse do të rinumërohen votat në Prishtinë e Prizren dhe 35 vendvotime në Dragash e tri vendvotime në Rahovec.
Jo zyrtarisht, KTV-ja ka mësuar se deri të hënën nuk pritet të vendoset për çështjen e rinumërimit të votave për Prishtinën, Prizrenin, Rahovecin dhe Dragashin.
Qendror Zgjedhor ka vendosur të presë vendimin e Supremes, pas ankesës që Lëvizja Vetëvendosje e ka dërguar në këtë Institucion.
Vetëvendosje ka bërë ankesë në Gjykatën Supreme për vendimin e PZAP-së dhe KQZ-së që për rinumërim të votave në Prishtinë dhe Prizren.
Deputeti i Vetëvendosjes, Dardan Sejdiu, ka thënë të kenë dërguar ankesë, pasi që procesi i zgjedhjeve në këto dy komuna ka qenë i rregullt dhe nuk ka pasur parregullsi që të merret ky vendim. Gjykata Supreme ka afat 72 orë të vendosë për rastin.
Rinumërimi i votave do të nisë nga Dragashi, për të vazhduar me Rahovecin, Prishtinë dhe në fund do të jetë Prishtina.
Koordinatori i Qendrës për Numërim dhe Rezultate, Burim Ahmetaj, ka sqaruar se numërimi i votave me kusht për këto komuna nuk mund të nisë pa pasur një verdikt final për procesin final të votave të rregullta për këto komuna.