Surpriza e Lulzim Bashës, i hap rrugë rikthimit të Jozefina Topallit në PD

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë një lëvizje surprizë në pikun e debatit për ndryshimet statutore. Jozefina Topalli bëhet anëtare e Këshillit Kombëtar të PD.

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar një nen në statutin e saj sipas të cilit ish-kryetarët e Kuvendit në vite të propozuar nga kjo forcë do të jenë anëtarë të këtij këshilli.

Gjatë viteve në opozitë Topalli ka qenë nënkryetare e Kuvendit ndërsa me ardhjen e PD-së në pushtet ajo ishte Kryetare e Kuvendit për 8 vjet.Anëtarë të Këshillit janë automatikisht edhe ish-Presidentët dhe ish-kryetarët e PD-së

Ky propozim u bë nga Edith Harxhi dhe Edvin Kulluri dhe u mbësht edhe nga kryetari Basha në mbledhjen e zhvilluar me dyer të mbyllura.

Topalli është një nga kritiket e forta të Lulzim Bashës. Aktualisht ajo është jashtë grupit parlamentar, jashtë kryesisë dhe Këshillit Kombëtar.

Ndryshimet statutore do t’i përcillen për miratim Kuvendit Kombëtar të PD pas një jave, i cili mblidhet në 28 dhe 29 prill.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme