Surroi: Bisedimet e ndihmuan Serbinë t’i administrojë edhe institucionet e Kosovës

Shkrimtari, publicisti e politikani Veton Surroi ka reaguar lidhur me takimin e sotëm kosovar – serb në Bruksel.

Ai, në prag të takimit të liderëve të Kosovës e të Serbisë në Bruksel në rundin më të ri të negociatave, në profilin vet të Facebookut ka shkruar se si përfaqësuesit e Kosovës nga viti 2010 kanë deklaruar se me “negociata Serbia po njeh pavarësinë e Kosovës”, transmeton Koha.net.

Por, ka thënë Surroi, me këto negociata, Serbia, me pëlqim të Kosovës, në fakt po i administron serbët e Kosovës dhe rrjedhimisht edhe institucionet e Kosovës.
Surroi ka shkruar:

Prej fillimit të negociatave mes Kosovës dhe Serbisë më 2010 përfaqësuesit e Kosovës deklarojnë se me to Serbia po e njeh pavarësinë e Kosovës ndërkaq Serbia ka fituar të drejtën e pa precedencë që me pëlqimin e autoriteteve të Kosovës t’i bashkë administrojë serbët e Kosovës dhe rrjedhimisht institucionet e Kosovës.

A mund të jetojnë këto konstatime të kundërta në një realitet?
Po, në letërsi të mirë. Në “Një mijë e nëntëqind e tetëdhjetë e katër”, George Orwell këtë formë të menduarit të përfaqësuesve të Kosovës e quajti “doublethink” (dymendim) ,që është “fuqia e të mbajturit të dy besimeve kundërthënëse njëkohësisht dhe duke i pranuar që të dy”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme