Publicisti dhe shkrimtari Veton Surroi ka botuar një tjetër shkrim në portalin Koha, ku është marrë me rastin e një stacioni televiziv që e kishte paditur një analist i cili e kishte kritikuar stacionin se e mbështeste PDK-në – përcjell Periskopi.
Ai ka argumentuar se të mbështesje PDK-në nuk nënkuptonte të dëmtoheshe ekonomikisht si medium, duke qenë se PDK-ja ka një lidhje të fortë me bizneset.
“Nuk besoj ta ketë marrë seriozisht këtë arsyetim kushdo që di diçka për tregun mediatik, për vetë faktin se më 2008, kur ndodhi ky vlerësim, PDK-ja kishte influencë (dhe po e përdori një term asnjanës) të mjaftueshme në biznese publike e private sa të ndodhte krejtësisht e kundërta.” – thuhet ndër rreshta të këtij shkrimi.
Surroi më tej shton se aktualisht edhe ato mediume që e kanë mbështetur PDK-në, tashmë po e sulmojnë dhe po e kanë problem të identifikohen me të.
“Sot mund të zhvillohet ndoshta garë mes këtij portali dhe partive më të zëshme opozitare në sulmin kundër Thaçit dhe gjasat janë që portali të dalë i pari.” – ka shtuar më tej ai.