Surroi: Politikanët e pasluftës në Kosovë si ‘cuba primitivë zaptues’

Shkrimtari dhe publicisti Veton Surroi, në një intervistë të publikuar në Koha, thotë se ‘e vetmja gjë që i ndan shqiptarët nga njëri tjetri janë ata vetë, kufijtë mendorë që i kanë vënë vetes, ndërsa ajo që i bashkon është se gjenerojnë gjithnjë e më pak shpresë’.

Veç tjerash, në këtë intervistë thotë se ‘politika që çoi në çlirimin e Kosovës ishte transformative, ndërkaq pas çlirimit ishte e cubave primitivë zaptues’.

“Politikani duhet të artikulojë vizione ardhmërie dhe kjo domosdo e vendos në pozitë minoriteti. Në historinë e Evropës së pas Luftës së Dytë Botërore, që të gjithë politikanët që u prinë transformimeve të shteteve të tyre ishin në pozitë minoriteti dhe prinë derisa ky u bë pozicion i shumicës. Në Shqipëri shembja e komunizmit i gjeti të gjithë në pozitë të shumicës, duke dashur të largohen nga e kaluara, pa përcaktuar shumë qartësisht çfarë duhet të jetë më me përpikëri transformimi i së ardhmes. Në vrullin e turmës që kërkon të ikë nga e kaluara ende mbeten gjëra të pasqaruara e që janë themele të shtetit, si për shembull, definimi i pronës private. Në Kosovë, politika që çoi deri në çlirim të Kosovës ishte transformative, ajo që erdhi pas çlirimit ishte e cubave primitivë zaptues. Primitivizmi tash është në përpjekje për të qenë sundim i shumicës”, thotë Surroi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme