Surroi: Projektligji i Thaçit për Ushtrinë e ka bërë çështje diskutimi sigurinë e qytetarëve të Kosovës

Siguria e qytetarëve të Kosovës prej verës së vitit 1999 e deri më sot është nën mbrojtjen e SHBA-ve dhe vendeve të tjera aleate të NATO-s. Synimi i Kosovës është që në të ardhmen kjo ombrellë e NATO-s të vazhdojë të mbrojë qytetarët e vendit, me kontributin e ushtrisë së Kosovës në të.

Kështu ka deklaruar publicisti e shkrimtari Veton Surroi në lidhje me ndryshimin e propozuar të projektligjit të FSK-së, të cilit sot ju dha drita jeshile nga Kuvendi që të procedojë në Qeveri.

Ky projektligj, të cilin Surroi e quan “projektligji i Hashim Thaçit”, “skajshmërisht diletant në përmbajtje, pa konsultim brenda vendit dhe pa bashkërendim me SHBA-të dhe vendet aleate të NATO-s, jo vetëm ka treguar joseriozitet të papranueshëm në një materie kaq delikate, por e ka bërë çështje diskutimi sigurinë e qytetarëve të Kosovës”.

“Paralajmërimi i Ambasadës amerikane në Prishtinë për rishikim të marrëdhënieve në sferën e sigurisë nëse kalon projekt ligji i PDK-së është porosi e qartë e pasojave”, ka potencuar Surroi.

Loja me sigurinë e qytetarëve të Republikës së Kosovës, si produkt i garave partiake, sipas publicistit Surroi, “është një veprim edhe aq më i papranueshëm”.

Ky reagim i Surroit vjen pas “goditjeve” që vendi ynë mori nga NATO dhe nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, të cilat kundërshtuan veprimin e njëanshëm për ndryshimin e ligjit për FSK-së në mënyrë që t’i jepen kompetenca të Ushtrisë.

Edhe NATO edhe SHBA përkrahin transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës vetëm me ndryshime kushtetuese.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme