Surroi: Shumica e qytetarëve u deklaruan për çlirimin e vendit nga Klani Pronto

Shkrimtari, publicisti e politikani Veton Surroi, sot në profilin e vet të Facebookut ka shkruar për rezultatin e zgjedhjeve të djeshme në Kosovë.

Surroi në këtë shkrim ka thënë se shumica e qytetarëve u deklaruan për çlirimin e vendit nga kapja e Klanit Pronto, transmeton Koha.net.

Sipas Surroit, mbi gjysma e vendeve të Parlamentit të Kosovës do të mbushen me deputetët e një partie socialdemokrate evropiane dhe të një partie a koalicioni konservator (popullor) evropian.

Postimi i plotë i Surroit:

“Ky është përvjetori më i rëndësishëm i çlirimit deri tani.

Dje u manifestua vota evropiane e qytetarëve të Kosovës.

Shumica kritike e qytetarëve të Kosovës, të prirë nga fryma e parimësisë dhe vendosmërisë së Vetëvendosjes, u deklaruan dje për çlirimin e vendit nga kapja e Klanit Pronto.

Mbi gjysma e vendeve të Parlamentit të Kosovës do të mbushen me deputetët e një partie socialdemokrate evropiane dhe të një partie a koalicioni konservator (popullor) evropian.

Qeverisja evropiane mund të ndërtohet që nga këto zgjedhje, me synim të shtetit të së drejtës , atij social dhe zhvillimor”.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme