Surroi: S’ka vota për Demarkacionin

Ish- kreu i Partisë Reformiste Ora Veton Surroi në një postim në Facebook ka komentuar marrëveshjen që kanë arritur partitë në pushtet me LDK’në për ratifikimin e demarkacionit. Sipas tij, pa Listën Srpska nuk ka vota të mjaftueshme.Sipas Surroit, për të pasur konsensus duhet edhe Lista Srpska pa të cilën nuk do të themelohej Qeveria Haradinaj. “Lapsus frojdian: ‘Konsensusi i arritur mes partive në pushtet dhe LDK-së nuk i siguron votat për demarkacion..’
Nuk i siguron për faktin e thjeshtë se nuk është konsensus i pushtetit. Për të qenë konsensus, nevojitet Lista Sërpska, pa të cilën nuk do të themelohej kjo Qeveri” ka shkruar Surroi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme