Surroi – Thaçit: Me Turqinë jemi ndarë juridikisht e shpirtërisht qe 100 vjet

Shkrimtari , publicisti e politikani Veton Surroi, sot, në një postim në profilin e vet të Facebookut ka reaguar ndaj një deklarimi të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi gjatë vizitës së tij në Turqi, transmeton Koha.net.

Surroi, në fakt e ka kundërshtuar konstatimin e Thaçit se “çdokush që është terrorist në Turqi është terrorist edhe në Kosovë”.
Duke e bërë këtë kundërshtim, Surroi ka thënë se Kosova e Turqia nuk kanë shumë gjëra të përbashkëta tash e 100 vjet.

Ky është postimi i Surroit:
Çdokush qe është terrorist në Turqi nuk është terrorist në Kosove. Çdokush qe është polic në Turqi nuk është polic në Kosovë. Çdokush qe është prokuror e gjykatës në Turqi nuk është gjykatës e prokuror në Kosovë. Ka nja njëqind e kusur vjet kështu juridikisht e nja pesëqind e kusur shpirtërisht.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme