Publicisti e shkrimtari Veton Surroi, ka shprehur qëndrimin se si mund të quhen më shumë se 19 mijë veteranë të rrejshëm, për çka tashmë veç ka një aktakuzë dhe një prokuror të dorëhequr.
Për Surroin kjo quhet kapje e shtetit.
“Një veteran i rrejshëm quhet gabim, dy quhen rastësi, tre tendencë. Njëqind sish quhen ndërmarrje e përbashkët kriminale. Nëntëmbëdhjetë mijë veteranë të rrejshëm quhen kapje e shtetit”, ka shkruar Surroi në profilin e tij në Facebook.