Surroi tregon emrin e ri të Maqedonisë

Shkrimtari dhe publicisti Veton Surroi, ka bërë një shkrim tjetër në portalin KOHA, por kësaj here jo për zhvillimet politike në vend, por ato në rajon, shkruan Periskopi.

Surroi ka thënë se emri i ri, që thuhet se është pranuar edhe nga Maqedonia edhe nga Greqia, për shtetin e Maqedonisë, është Maqedonia e Epërme [në anglisht, Upper Macedonia].

Ai ka thënë se shqiptarët e Maqedonisë nuk duhet të bëjnë asnjë pengesë, duke qenë se asnjëri variant i emrit  nuk do t’iu shkaktonte asnjë problem.

Ai madje ka lavdëruar pragmatizmin e Arbën Xhaferrit dhe Ali Ahmetit, që më 2001, nuk kishin bërë enklavizimin e shtetit ku jetojnë me mbi 30% shqiptarë.

“Të njëjtin qëndrim, që do të integronte shqiptarët në Maqedoni kemi mbajtur gjatë luftës së vitit 2001. Në atë kohë jam përpjekur të ndihmoj edhe personalisht drejt vendosjes së parimeve për Marrëveshjen e Ohrit, dhe falë mençurisë së Arben Xhaferit dhe Ali Ahmetit, u vendos një proces evolutiv, i cili ndonëse i vështirë bëri që në vend të enklavizimit, shqiptarët të kenë si hapësirë të tyre jete, pune e vendimmarrje politike tërësinë e Republikës së Maqedonisë.” – ka shkruar ndër tjerash Surroi.

Duke klikuar këtu, mund të lexoni shkrimin e plotë të z.Surroi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme