Në një shkrim të titulluar “Cikli i 8-shit”, të botuar në portalin Koha, publicisti Veton Surroi ka thënë që viti 2018 do të shënojë etapën e re të rëndësishme për Kosovën. 2018, sipas Surroit, është një vit poaq i rëndësishëm sa vitet e tjera që mbaronin me 8 në katër dekadat e fundit: 1988, 1998 dhe 2008.
Ai ka thënë që Kosova nuk duhet t’i përsëris gabimet e saj të bëra gjatë procesit negociator të Brukselit. Duke i hedhur fajin kështu, për dështimin e tyre dhe për defaktorizimin e Kosovës, presidentit aktual Hashim Thaçit. Sipas Surroit, Kosova nuk ka qenë asnjëherë në pozitë më të keqe ndaj Serbisë.
Tri gjërat që Kosova nuk duhet t’i bëj sipas publicistit kosovar, janë: 1) vazhdimi i njëjtë i negociatave – duke qenë se kjo evidentueshëm do ta dëmtonte edhe më Kosovën; 2) të mos marrë pjesë në negociata dhe 3) të mos bëj veprime si ato të fundit të vitit, kur u tentua shfuqizimi i Gjykatës Speciale.
Lexo shkrimin e plotë: http://www.koha.net/veshtrime/67279/cikli-i-8-shit/