LEXO EDHE:
Prokuroria Themelore Publike njofton se ka marrë vendim për largimin e një prokurori nga Prokuroria e Shkupit dhe është ngritur procedura disiplinore ndaj tij.
Nga PTHP thonë se ai dyshohet se prokurori në fjalë ka kryer veprën – Shkelje e rëndë disiplinore nga neni 91, paragrafi 1, alinea 8 e Ligjit për prokuror publik.
“Gjatë mbikëqyrjes së jashtëzakonshme nga Prokuroria e Lartë Publike në Shkup, është konstatuar se prokurori publik në një pjesë të konsiderueshme të lëndëve që i janë caktuar nuk ka ndërmarrë veprimet e nevojshme në pajtim me Ligjin për procedurë penale”.
Vendim për largim nga detyra është marrë edhe për një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike në Tetovë, është shqiptuar masë disiplinore për prokurorin publik nga PTHP-ja në Manastir – ulje e pagës me 20% për katër muaj për një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike në Resnjës është shqiptuar masë disiplinore zbritje e pagës në shumë prej 30% për një periudhë prej katër muajsh, ndërsa procedura kundër një prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Ohër është në vazhdim. Procedura ankimore e tre prokurorëve të tjerë publik është duke vazhduar para Këshillit të Prokurorëve Publikë, për të cilët masat disiplinore janë shqiptuar në procedurë disiplinore të zhvilluar sipas Ligjit të vjetër për Prokurorinë Publike dhe Rregullores së mëparshme të vlefshme”, thuhet në njoftimin e PTHP-së.