Vetëm 10 modele Karlmann Kings do të ndërtohen sipas prodhuesit kinez të kësaj makine të zezë, që i ngjan shumë mjetit që shohim nëpër filmat e Batmanit, transmeton Top Channel.
Brendësia e kësaj makine të tërheq vëmendjen me sediljet luksoze, një konsolë për të luajtur video-lojra dhe një frigorifer për shampanjën. Shumë nga gjërat brenda kësaj makine, si aspiratori, sediljet, televizori dhe dritat, kontrollohen me anë të një aplikacioni.
Shpejtësia maksimale e këtij mjeti është 140 km/h.