Sveçla: I kobshëm rrëzimi i Qeverisë, PLAN-i planifikon ndarjen e Kosovës

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pak minuta para nisjes së seancës ka deklaruar se ky është një plan i kobshëm i të korruptuarve, raporton Gazeta Express.

Sveçla ka shkruar në Facebook se sot me një ngritje dore po tentohet të përmbyset dhe të shkelet vullneti i qytetarëve i shprehur, më 6 tetor.

“Po tentohet të shtypet demokracia e zgjedhjeve me marrëveshje të prapaskenave. Qytetarët e Republikës së Kosovës kanë nevojë më shumë se kurrë për institucione që ofrojnë siguri dhe mirëqenie e jo pasiguri dhe papërgjegjësi. Sot kur të gjitha shtetet e botës janë mobilizuar për ta përballuar pandeminë, PLAN-i pra PDK, LDK, AAK dhe Nisma kanë vetëm një qëllim, ta largojnë Qeverinë Kurti që po del të jetë pengesa kryesore për ta, dhe të shtyjnë përpara agjendat e tyre të përbashkëta”, ka shkruar ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme