Sveçla për objektin e bastisur sot: Tejet i dyshimtë, paraqet rrezik për sigurinë e vendit

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, ka reaguar pas operacionit që u zhvillua në qendër të Prishtinës, afër stacionit policor.

Sveçla tha se ky objekt është tejet i dyshimtë dhe se paraqet rrezik për sigurinë e vendit.

“Departamenti i Organizatave Joqeveritare në kuadër të MPB-së ka konfirmuar se organizata në fjalë “Centar za Mir i Toleranciju Pristina” nuk ka respektuar legjislacionin në fuqi mbi funksionimin e OJQ-ve. Pas bastisjeve është kuptuar që ajo hapësirë nuk është shfrytëzuar fare për natyrën e kësaj OJQ-je”, tha Sveçla.

“Republika e Kosovës është shtet unitar me të drejta e shërbime për gjithë qytetarët pa dallim. Ka kaluar koha kur në vendin tonë tolerohej paligjshmëria”, shtoi ai.

Gjatë ditës së sotme bastisje ishte kryer tek një objekt i cili për disa vite ishte shfrytëzuar nga serbët.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme