Sveçla shpallet fajtor për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Mbrojtja e Xhelal Sveçlës, ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, ka shfaqur mospajtim dhe pakënaqësi me vendimin e quajtur si të “pazakontë” të gjykatësit për ta shpallur fajtor klientin e saj.

Avokati Laur Prenaj tha se do të ankohet, pasi ta marrë vendimin e plotë.

Pak më herët, Gjykata Themelore në Prishtinë, e ka shpallur fajtor Sveçlën për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, në vitin 2018.

Sipas tij, aktakuza ndaj Sveçlës pati probleme nga fillimi.

“Ne kemi thënë në shqyrtim fillestarë që kjo aktakuzë ka pasur shumë probleme, dhe duhet ta presim arsyetimin e gjykatës se ku është bazuar”, tha ai.

Se sa është dënuar Sveçla pritet të merret vesh më 8 shtator në orën 9:00 kur është caktuar një tjetër seancë në lidhje me këtë rast.

Javën e kaluar, një tjetër ministër në detyrë i qeverisë së Republikës së Kosovës, ai i punëve të Jashtme, Glauk Konjufca u shpall i pafajshëm në lidhje me një aktakuzë të ngjashme – për hedhje të gazit lotsjellës, në një seancë Kuvendi në vitin 2016.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme