Tableti i ri i Samsung pritet të shfaqet në CES 2017

Consumers Electronics Show 2017 është shfaqja teknologjike ku prodhuesit do të mblidhen për të shfaqur pajisjet e tyre më të reja.

Samsung do të jetë prezente në këtë shfaqje, dhe nëse spekulimet e reja mund të besohen, kompania koreane pritet të sjell dy tabletë që punojnë me Windows 10.

Kompania ka disa tablete në gamën e produkteve të tyre mirëpo që një kohë të konsiderueshme nuk ka sjellur tabletë që funksionojnë në platformën operuese të Microsoft.

Sipas raportit, njëri prej modeleve do të jetë pasues i Galaxy TabPro S. Nëse del të jetë kështu, mund të presim specifika të avansuara në këtë pajisje.

Tableti tjetër pritet të jetë i ngjashëm në specifika me modelin SM-W720 mirëpo do të ketë ekran më të vogël.

Ende nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nga kompania mbi këto produkte, kështu që duhet të presim deri në CES 2017 për të kuptuar detajet e hollësishme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme