Tahiri: Arrestimi i “Eskobarit të Ballkanit”, çështje orësh dhe ditësh

Mos arrestimi i “Eskobarit të Ballkanit”, Klemend Balili ka shkaktuar të përplasje të forta në seancën parlamentare. Gjithçka nisi që nga interpelanca parlamentare mes deputetit Ben Blushi dhe kryeministrit Edi Rama. Ish-deputeti i PS-së, Blushi ngriti akuza të forta, duke akuzuar Ramën se nuk e arreston Klemend Balilin, pasi ka frikë se i rrëzohet koalicioni me PS-në. “E dini pse nuk arrestohet Klement Balili?

E thonë këta (drejton gishtin nga minsitrat) Nuk arrestohet thonë sepse është i LSI-së dhe koalicioni bie. A ka qeveri në Europë që thotë nëse një kriminel arrestohet na bie qeveria”, tha Blushi. Këtyre akuzave iu është kundërpërgjigjur kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.

“Sigurisht nuk dua të bëj ndonjë replikë më z. Blushi, as drejtpërdrejtë dhe aq më keq në distancë. Por dua të thosha në mënyrë të qartë dhe të prerë vetëm dy momente. Momenti i parë; për LSI-në, Klemend Balili, duhet të ishte arrestuar dje, pra jo sot, dhe për sa i takon konsideratës nëse dobëson, e forcon apo e ç’bën maxhorancën, kam një konsideratë shumë të qartë dhe të prerë.

Pra, arrestimi i tij i menjëhershëm që nga dje e forcon aleancën politike, por mbi të gjitha forcon shtetin ligjor për të cilin ne jemi investuar që të gjithë, pasi qëndrimi i LSI-së për të gjithë njerëzit të cilët kanë probleme me ligjin të cilët e shkelin ligjin, përfshihen në veprimtari antiligjore, qofshin ato kriminale apo të nivelit më të ulët, papajtueshmëria jonë është absolute e plotë dhe nuk ekziston dhe nuk do të ekzistojë as mbështetja dhe më vogël për kurrkënd. Asnjë njeri i cili nuk respekton ligjin nuk mund të ketë mbështetjen e LSI-së qoftë ky anëtar apo simpatizanti i LSI-së apo një qytetar i thjeshtë cilido qoftë ai”, deklaroi Vasili.

Ndërsa ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka deklaruar se i shumëkërkuari Balili do të arrestohet shumë shpejt. “Kam dëgjuar shumë teori për Balilin. E fundit që dëgjova sot është që Balili është i LSIsë, prandaj nuk e arrestojmë. Këtu dallon Blushi ndaj Saliut. Saliu thotë në fakt se Balili është i joni prandaj nuk e arrestojmë. E mban Edi Rama. Blushi ka një histori tjetër. E minimizon.

E mbajmë po ne, por për shkak se është i LSI-së. Kjo është abuzive në fakt. Është abuzive dhe ky Parlament e ka bërë rrugë t’i sjelli kriminelët në foltoren e parlamentit. Ky parlament e ka kthyer në rrugë të bëjë politikë me çdo lloj krimineli. Ky parlament e ka kthyer në rrugë të drejtoi gishtin ndaj Kryeministrit, ndaj ministrave, ndaj maxhorancës, ndaj deputetëve edhe atëherë kur policia i arreston. Klemend Balili nuk ka rëndësi fare i kujt partie është. Nuk ka asnjë lloj rëndësie.

Mund të ishte edhe i PS-së, madje. S’ka fare rëndësi. Klemend Balili ka rëndësi që është hetuar. Është përgjegjës përpara ligjit dhe do arrestohet një ditë e më parë. Kjo është ajo që besojmë ne. Kjo është mënyra si e bëjmë punën. Kjo është mënyra si e konceptojmë raportin tonë me ligjin dhe kjo është mënyra se si konceptojmë detyrën tonë në raport me ata që shkelin ligjin. Për ne, ata që shkelin ligjin nuk ka rëndësi çfarë tesere partie mbajnë në xhep”, deklaroi Tahiri.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme