TAHIRI: BISEDIMET KËSAJ RADHE DO TË JENË MË PRODUKTIVE

Ministrja për Dialog Edita Tahiri shpreson se bisedimet që të zhvillohen sonte në Bruksel mes krerëve të dyja shteteve Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimin Evropian do të jenë shumë më produktive, pasi që sipas saj ato zhvillohen në një kontekst të ri ndërkombëtar.

Tahiri në një përgjigje për KosovaPress këtë e lidhë me faktin se tashmë administrata amerikane e presidentit të ri të SHBA-ve Donald Trump e ka bërë të qartë qëndrimin për përkrahjen e fuqishme për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, gjë e cila ka shuar iluzionet euforike të Serbisë në raport me Kosovën.

“Serbia e njohur për iluzione dhe e pafuqishme të pranojë realitetet e reja në Ballkan, në këtë periudhë tranzicioni të ardhjes së presidentit të ri amerikan, u përpoq që me destruksionet e saj të njëpasnjëshme që të shkaktoj destabilizimin e Kosovës dhe të rajonit, por të cilën institucionet shtetërore të Kosovës me maturi e evituan duke mbrojtur sovranitetin shtetëror dhe duke treguar se si shtet jemi të përcaktuar për paqe dhe fqinjësi të mirë me të gjithë shtetet. Prandaj pres që takimi sonte të rezultojë me uljen e tensioneve dhe ndaljen e desktruksioneve, me përkushtimin për dialog dhe zbatim të marrëveshjeve, në veçanti zbatimin e marrëveshjeve për drejtësinë, energjinë dhe Asociacionin, me të cilat kompletohet kjo fazë”, tha Tahiri për KosovaPress.

Sipas ministres për Dialog kjo do të hapte rrugën për fazën fundit të dialogut, për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore mes dy shteteve, për të cilën siq tha ajo është bërë e qartë në Bruksel se çelësi për marrëdhënie të qëndrueshme fqinjësore mes Kosovës dhe Serbisë është njohja mes dy shteteve./KP/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme