Ministrja në largim për Dialog me Serbinë, Edita Tahiri, e cila njëherit është kandidate për deputete nga radhët e koalicionit PDK-AAK-NISMA, ka thënë se dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë është bërë ndaj dy shteteve që ka pas luftë. Këto komente, Tahiri i bëri gjatë një interviste për “Zëri. Ajo ka thënë se Serbia ka bërë gjenocidit në Kosovë ku sipas saj populli nuk e dëshiron këtë dialog.
“Unë i kuptojë reagimet që janë bërë, por ajo që është e rëndësishme dialogu ka sjell rezultat. Unë ato që i konsiderojë që janë të mëdha, është shtrirja e sovranitetit e Kosovës në veri të vendit, ne kemi vendosur shtetin në shtyllat kryesore në veri, sic është policia, doganat, administrata tatimore”, ka thënë Tahiri.
Ndër tjera Tahiri ka thënë se arritje tjetër gjatë këtij dialogu ka qenë marrja e kodit telefonik.
Për më shumë shikojeni videon: