Tahiri: I kërkova INTERPOL-it filtrimin e fletarresteve të lëshuara nga Serbia

Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë, Saimir Tahiri, ka deklaruar në Prishtinë se urdhër-arrestet e lëshuara nga Serbia janë të paligjshme, andaj i ka bërë kërkesë Interpolit që të shqyrtojnë këto fletë-arreste, jo vetëm për ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, por edhe për fletarrestet tjera, në mënyrë që të ketë zgjidhje definitive për këto çështje.

Ai në takimin me ministrin e Brendshëm të Kosovës, Skender Hyseni, theksoi se ka kërkuar filtrimin e këtyre flete-arresteve.

Kurse, ministri Skender Hyseni deklaroi se ai dhe Ministria e Drejtësisë i kanë shkruar Interpolit për çështjen e flet-arresteve, por që nuk e kanë fuqinë e Shqipërisë, pasi Shqipëria është pjesë e INTERPOL-it.

Hyseni tha se sot biseduan edhe me komisionin parlamentar të së Shqipërisë, ku u bisedua për punët që janë bërë dhe që duhen bërë për bashkëpunim dimensional dhe afatgjatë brenda shqiptarëve, raporton KP.

Ai shtoi se Tirana ka mbështetur Kosovën edhe në ndalimin e Ramush Haradinajt, andaj atje ku Kosova nuk është e pranishme, Tirana është zë i vendit tonë.

Hyseni theksoi se janë në proces të kompletimit të kornizës ligjore për bashkëpunim më efikas ndaj dy qeverive.

Ndërsa, ministri Tahiri tha se takohen për të folur për arritjet përmes bashkëpunimeve, siç është ajo për luftën kundër terrorizmit, kundër krimit të organizuar në kuadër të mbikëqyrjes kufitare.

Ministri Hyseni është pyetur edhe për situatën në veri të vendit, ku tha se ka trende të lehta përmirësimi dhe do të ishte e pavërtetë nëse themi se në veri çdo gjë është në rregull.

“Veriu do të ketë vëmendjen tonë në mënyrë që të ketë përmirësime pozitive në aspektin e sigurisë edhe pse ka veprime të paligjshme në veri. Ne do të ndërtojmë dhe jo të rrënojmë”, tha ai.

Sipas tij, dialogu duhet të vazhdoj pavarësisht ngjarjeve të fundit sepse qytetarët serbë i mbron Republika e Kosovës dhe jo ajo e Serbisë./Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme